Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë

  • A.P /
  • 04 July 2025 - 07:36
Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë

Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Imzot Nikprelaj”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht  policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)