
Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Vala e të nxehtit afrikan në Kosovë do të mbizotërojë edhe në fillim të javës, por ndryshimi pritet të nisë nga e mërkura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Me hyrjen e një fronti të freskët, pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, duke sjellë lehtësim nga vapa përvëluese.
Kushtet atmosferike do të bëhen më të freskëta, ndërsa në shumë zona priten reshje shiu, stuhi afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh.
E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.
Dita e martë do të jetë me diell dhe mundësi për rrebeshe shiu gjatë pasdites.
Moti të mërkurën pritet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat mund të pasohen me rrebeshe shiu në formën e stuhive të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.
(Kosova Sot Online)