
Trump thotë se Musk ka dalë plotësisht nga binarët

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pas themelimit të partisë së re politike të Elon Musk “America Party”. Përmes një postimi në Truth Social, Trump e ka cilësuar si “qesharake” idenë e Musk për krijimin e partisë së re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Unë mendoj se është qesharake të nisësh një parti të tretë. Gjithmonë kemi pasur një sistem dypartiak dhe krijimi i një partie të tretë thjesht shton konfuzion,” ka thënë Trump.
Dijmë pas disa javësh spekulimesh, gjatë fundjavës Musk njoftoi përmes X se e kishte themeluar partinë “America Party”, e cila synon të sfidojë dy partitë e tjera – republikane dhe demokrate.
Kujtojmë se Trump dhe Musk dikur ishin aleatë të ngushtë, me miliarderin që udhëhoqi dikur edhe Departamentin për Efiçiencën e Qeverisë (DOGE), një strukturë që kishte për detyrë të ulte shpenzimet federale. Megjithatë, Musk ka qenë vazhdimisht kritik ndaj politikave që rrisin borxhin kombëtar amerikan – diçka që bëhet e mundur me projekligjin e ri të Trump.
Të dielën, Musk deklaroi se edhe pse partia e re mund të mbështesë një kandidat presidencial në të ardhmen, fokusi për 12 muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Ndërkohë, Trump, u përgjigj duke thënë: “Më vjen keq ta shoh Elon Musk që ka dalë plotësisht nga binarët”.
Musk filloi të fliste hapur për idenë e një partie të re gjatë një përplasjeje publike me Trump, gjatë së cilës ai e kritikoi ashpër për planet e tij për rritjen e shpenzimeve qeveritare.
(Kosova Sot Online)