Haziri: Ndërtimi i institucioneve kërkon dialog dhe vullnet politik

  • A.P /
  • 07 July 2025 - 11:18
Haziri: Ndërtimi i institucioneve kërkon dialog dhe vullnet politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndërtojë një marrëveshje politike për të tejkaluar bllokadën institucionale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë për media, Haziri ironizoi me qasjen e VV-së ndaj pushtetit, duke theksuar se nuk është e mundur të ushtrohet njëkohësisht disa funksione të larta dhe të mbahen qëndrime të paqarta politike.

“I kërkohet partisë së parë me gjet mënyrë dhe formë për me ndërtu marrëveshje politike. Edhe deputet edhe ministër, edhe me bomba edhe pa bomba,” tha Haziri, duke iu referuar qasjes së VV-së në Kuvend dhe qeveri.

Ai theksoi se ndërtimi i institucioneve kërkon dialog dhe vullnet politik, jo ngërç dhe paqartësi.

(Kosova Sot Online)