
Për herë të 44’të deputetët e zgjedhur dështuan për ta konstituar Kuvendin

Për herë të 44’të deputetët e zgjedhur kanë dështuar për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky proces ende ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish nxori në votim Komisionin për votim të fshehtë, por partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar nuk propozuan anëtarë për këtë komision.
Deputetë nga këto parti dolën në foltore me kërkesën që të kthehet në votim të hapur.
Nga 101 deputetë ishin të pranishëm në sallë, 55 ishin pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Dështimi radhës ndodhi përkundër që Gjykata Kushtetuese mori vendim për këtë bllokadë dhe dha afat prej 30 ditëve për t’u konstituuar.
(Kosova Sot Online)