Një rast i therjes me thikë ka ndodhur në Prishtinë

  • A.P /
  • 09 July 2025 - 15:21
Një rast i therjes me thikë ka ndodhur në Prishtinë

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur sot në Ulpianë në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, dhe se, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Po ashtu, është shtuar edhe se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

‘‘Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor’’, është thënë nga Policia. 

(Kosova Sot Online)