
Berisha: Policëve të Kosovës duhet t’u bëhet testi i drogës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kërkuar që policëve që janë rekrutuar nga vitit 2021 t’u bëhet testi i drogës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka bërë me dije se vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen rastet si ai i Lipjanit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur drojën e tij se ngjarjet e tilla mund të përsëriten në të ardhmen.
“Të gjithë milicët e regjimit të Albin Kurtit, të rekrutuar nga viti 2021, duhet t’u nënshtrohen edhe njëherë orëve edukative në Vushtrri dhe t’u bëhet testi i drogës. Nëse nuk reagohet për këtë që po ndodhën mes qytetarëve dhe Policisë, rasti i Lipjanit do të harrohet karshi tragjedive edhe më të mëdha që munden me ndodhë”, shkroi Berisha.
(Kosova Sot Online)