
Naim Murseli nga Instituti i Psikiatrisë u dërgua në burgun e sigurisë së lartë

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është larguar tashmë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Forcat e rendit e kanë marrë Murselin nga aty për ta dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Murselit, i cili ka konstatuar se nuk ka ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore.
Pas këtij raporti, familja e të ndjerës ka kërkuar proces gjyqësor më të shpejtë e vendosje të drejtësisë.
(Kosova Sot Online)