Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit në Serbi, ja çka i thotë Vuçiq

  • A.P /
  • 12 July 2025 - 10:32
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit në Serbi, ja çka i thotë Vuçiq

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan, para nisjes për Kosovë, ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e presidentit serb, thuhet se temat e diskutimit kanë qenë çështjet globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq ka thënë se në takim ka potencuar se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur “çështjet e hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

“Vëra në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq në njoftimin e tij.


(Kosova Sot Online)