
Ja kush thotë:Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin

Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj thotë se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn e kishte kuptuar tradhtinë bashkëshortore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Syla tha se në momentin kur Liridona e ka kuptuar ka kërkuar llogari nga Naim Murseli, dhe tani ky e fundit e ka kuptuar që nuk është për martesë. Aty thotë se kanë filluar acarimet e raporteve mes tyre.
“Liridona e ka vërejt, dhe e kanë pas një rast tradhtije bashkëshortore. Naimi ka pasur një aferë me një person, që Liridona e ka kuptu, ka qenë një person që ka qenë i afërt me familjen e Naim Murselit, e që Liridona e ka njoftë atë vajzën. Nuk po du me hy në detaje me përmend emra. Por ka qenë një prej problemeve që kanë ndiku në acarimin e raporteve. Naimi e ka kuptu që nuk është për martesë”, tha mes tjerash Syla.
(Kosova Sot Online)