Vjosa Osmani takohet me Torres në Nju Jork, e falendëron për përkrahjen

  • A.P /
  • 12 July 2025 - 15:10
Vjosa Osmani takohet me Torres në Nju Jork, e falendëron për përkrahjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Nju Jork është takuar edhe me kongresmenin, Ritchie Torres, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar për përkrahjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e aleancës SHBA-Kosovë.

“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani

(Kosova Sot Online)