'Fëmijët edhe në foto ku janë me Naimin e shkyejnë me gërshërë'

  • A.P /
  • 14 July 2025 - 12:00
'Fëmijët edhe në foto ku janë me Naimin e shkyejnë me gërshërë'

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt po jep dëshminë lidhur me rastin e motrës së tij e cila u vra në nëntorin e vitit 2023, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka treguar para trupit gjykues se fëmijët prej që kanë shkuar në Suedi s’kanë kërkuar takim asnjëherë me babain e tyre, Naim Murselin.

Madje ai shtoi se fëmijët kanë arritur deri aty sa në foto ku janë bashkë me Naimin dhe nënën e tyre, Liridonën, babain e tyre e shkyejnë me gërshërë nga fotografia.

“Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia”, tha ai.

(Kosova Sot Online)