
Ja pse një prej ushtarëve që shkoi për trajnim në ShBA e braktisi FSK-në

Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se një prej ushtarëve që ka shërbyer në Kazermën e Gjilanit, e që kishte shkuar për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka braktisur ushtrinë për të qëndruar tek të afërmit e tij atje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i FSK-së Vëllazërim Qerimi, ka deklaruar se i njëjti është larguar pa marrë leje nga autoritetet. Ai ka bërë me dije se ndaj tij tashmë kanë nisur procedurat ligjore.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ju njofton që pjesëtari në fjalë është larguar pa marrë leje nga autoritetet kompetente gjatë një trajnimi në SHBA. Gjithashtu ju njoftojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka inicuar procedurat ligjore për pjesëtarin në fjalë konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Qerimit.
(Kosova Sot Online)