Bajqinovci: Besoj që opozita po e shkel Kushtetutën

  • A.P /
  • 15 July 2025 - 11:05
Bajqinovci: Besoj që opozita po e shkel Kushtetutën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se opozita është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës me veprimin e saj për të marrë pjesë në seanca parlamentare pa votuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë qartë se ata që vijnë e nuk votojnë e shkelin Kushtetutën. Besoj e dini.

Ata të cilët nuk votojnë e shkelin Kushtetutën, është në aktgjykim, dhe besoj që opozita po e shkel Kushtetutën”, tha Bajqinofci. 

(Kosova Sot Online)