
Bajrami: Avni Dehari kohë më parë ia ka shitur shpirtin Albin Kurtit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka vazhduar të flasë në foltoren e Kuvendit pas mbylljes së seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Barjrami ka thënë se vazhdimi i fjalimeve s’është shkelje e Kushtetutës, meqë po flasin pas mbylljes së seancës dhe se kjo është një formë proteste për shkak të ndaljes së fjalës nga kryesuesi Avni Dehari.
“Sepse z. Dehari, që kohë më parë ia ka shit shpirtin Albin Kurtit, po na e mohon të drejtën e fjalës”, ka thënë ajo
(Kosova Sot Online)