Ambasada Amerikane: Po i vjen fundi afatit 30-ditor të Kushtetueses

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 15:06
Ambasada Amerikane: Po i vjen fundi afatit 30-ditor të Kushtetueses

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë lidhur me krizën institucionale dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka rekomanduar afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit dhe se kjo datë po afrohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Vërejmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rekomanduar që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga vendimi i saj, dhe kjo datë po afrohet”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ambasada rikujton se është përgjegjësi e lidershipit politik të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe të formojë institucione funksionale, Kuvendin dhe Qeverinë.

“Është përgjegjësi e liderëve politikë që ta konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën”.thuhet tuje në përgjigje.

SHBA-ja riafirmon mbështetjen e saj për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe shpreh gatishmëri për të punuar me qeverinë e re në përparimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur për një kohë të gjatë zhvillimin demokratik të Kosovës dhe presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të avancuar stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien rajonale.”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për tv 21.

(Kosova Sot Online)