Hajnat i hyjnë në dhomën e gjumit një personi derisa po flinte

  • A.P /
  • 18 July 2025 - 11:16
Hajnat i hyjnë në dhomën e gjumit një personi derisa po flinte

Një burrë nga Deçani ka raportuar në polici se dy persona të maskuar pas mesnate kanë hyrë në dhomën e tij të gjumit derisa po flinte për t’ia marrë paratë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se njëri prej tyre e ka mbajtur, derisa tjetri ia ka marrë paratë.

“Deçan/17.07.2025 – 01:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij kanë hyrë dy persona të maskuar, ku njëri prej tyre e ka mbajtur derisa tjetri ia ka marrë një çantë në të cilën ankuesi kishte një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”.

(Kosova Sot Online)