Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Prishtinë

  • A.P /
  • 19 July 2025 - 09:45
Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Prishtinë

Policia e Kosovës tha se pas raportimit se ka të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur 34 gëzhoja të plumbave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se ka kontrolluar edhe shtëpinë ku është mbajtur ahengu, por se s’ka gjetur diçka të dyshuar.

 “Rr. Sheshi i Arbërit, Prishtinë  18.07.2025 – 12:30. Raportohet se gjatë një ahengu ka pas të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 34 gëzhoja ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë ku është mbajtur ahengu nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti nën hetime”, tha policia.

(Kosova Sot Online)