
Memli tregon a do t’ia japin votën Fatmir Limajt

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, s’është përgjigjur prerë kur u pyet nga gazetarët nëse do të votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar nëse emri i tij do të propozohej nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ju e dini, Partia Demokratike e Kosovës diku 50 herë ka folë për këtë punë. I takon partisë së parë me e propozu dikë prej deputetëve të vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta e bëjnë zgjidhjen”, tha Krasniqi.
(Kosova Sot Online)