
Aksident: Një veturë është përplasur në një dyqan afër spitalit

Një aksident ka ndodhur sot në një nga rrugët afër Spitalit të Prizrenit, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe është përplasur direkt në një dyqan këpucësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga përplasja, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda dhe jashtë lokalit.
Qytetarët e pranishëm u tronditën nga ngjarja, ndërsa autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes për hetime.
(Kosova Sot Online)