
Zafir Berisha: Sveçla dezertori, paska vazhdu manipulimin

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e një bashkëpunëtori të Petar Petkovicit, pas deklarimeve që i ka bërë kundër UÇK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Berisha ka shkruar se ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, është krenuar për arrestimin e Popoviqit, megjithatë thotë se më keq se Popoviqi për UÇK-në ka folur Donika Gërvalla e Hekuran Murati.
Berisha e ka quajtur Sveçlën edhe “dezertor”.
Postimi i plotë:
Patrioti sezonal Xhelal Sfeçla alias dezertori, paska vazhdu manipulimin me prapagandë gebelsiane të analfabetëve dhe hijenave të sektit të tyre politik.
Xhelali qenka krekos si gjeli mbi pleh për ndalimin e një serbi i cili në një fjalim në Rahovec, paska përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Xhelal dezertori nuk e di a e ka dëgjuar, për UÇK-së me keq se Popoviqi kanë folë shumë kolegët të tij, si znj Donika Schëarz, Hekuran Murati, Shkelzen Gashi, Nazlie Bala, por asnjëri nga këta nuk u ndalu, përkundrazu ju dha pozita në qeveri.
24 orë pa ndërpre, për më shumë se 20 vjetë platforma të ndyshme, si dhe rrjete sociale të ndryshme në fb “me Albinin kryeminstër” etj, që financohen nga Serbia, kanë vjellën vrerë kundër UÇK-së dhe eksponentëve te saj, ndërsa Xhelal dezertorit nuk i kanë pengu, përkundrazi, atë propagand e kanë shfrytëzu për llogari të politikës ditore.
(Kosova Sot Online)