Ky është objekti ku vdiqën dy punëtorët në Gjakovë

  • A.P /
  • 21 July 2025 - 13:00
Ky është objekti ku vdiqën dy punëtorët në Gjakovë

Dy persona kanë humbur jetën sot pasi dyshohet se kanë rënë lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga pamjet në video, objekti shihet të jetë dy katësh në punim e sipër, ndërsa në vend ngjarje janë policia të cilët po merren me rastin.

Sipas drejtorit Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, viktimat u dërguan në emergjencën e QKMF-së në Gjakovë, dhe për shkak të lëndimeve të rënda mjekët konstatuar vdekjen e tyre.

“Dy persona janë dërguar në emergjencën e Gjakovës… dyshohet se të njëjtit kanë rënë nga një ndërtesë e lartë (objekt në ndërtim), dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda. Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e rastit”, ka thënë Graishta.

(Kosova Sot Online)