
Vdes një person që ishte lënduar në vendin e punës pasi kishte rënë nga kati i tretë

Një person, i cili muajin e kaluar kishte rënë nga kati i tretë në ndërtesën ku po punonte, ka ndërruar jetë më 21 korrik, konfirmuan nga Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga Policia thanë se ngjarje kishte ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut më 24 qershor, kur viktima kishte pësuar lëndime në vendin e punës.
Për shkak të lëndime të rënda, ai fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
(Kosova Sot Online)