Bildt: Bllokada politike në Kosovë ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit

  • A.P /
  • 22 July 2025 - 11:04
Bildt: Bllokada politike në Kosovë ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, në një reagim në profilin e tij në “X”, ka shkruar për bllokadën politike në Kosovë, duke pyetur se a do të mund të krijojë vendi ndonjëherë një qeveri të re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bildt ka thënë se pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe se kjo është gjë e keqe për të gjithë.

“ A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)