
BE ndanë milionat e planit të rritjes, Kosova ende në bllokadë, ngelet pa asnjë cent

Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes ka njoftuar se sot ka aprovuar një paketë prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjie të pastër për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo shumë është miratuar nga Bordi Operacional i Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto investime do të përmirësojnë rrjetet e energjisë, hidrocentralet dhe do të ofrojnë zgjidhje për ngrohje me energji diellore.
Kosova për shkak të bllokadës politike është vendi i vetëm që ka dorëzuar Agjendën e Reformave por që s’ka pranuar ende pagesën e parë, ndërkohë që sot BE përveç pagesës së parë, për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë ka ndarë edhe milionat e dyta.
Ditë më parë Gazeta Express ka raportuar lidhur me ndikimin negativ që kriza politika ka në shfrytëzimin maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes së BE-së.
Edhe nga Brukseli janë të shqetësuar që Kosova ende s’ka institucione të reja, Kuvend e Qeveri, për të aprovuar marrëveshjen me BE-në.
(Kosova Sot Online)