Edhe për herë të 51-të deputetët dështojnë për ta konstituar legjislaturën e nëntë

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 11:27
Edhe për herë të 51-të deputetët dështojnë për ta konstituar legjislaturën e nëntë

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 51-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën konstituive pa e hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, duke dështuar kështu për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës derisa afatit 30-ditor, të dhënë nga Gjykata Kushtetuese që i obligon deputetët ta konstitujnë Kuvendin, i kanë mbetur vetëm edhe tri ditë.

Ndërprerja e seancës ndodhi për shkak të një fjalosjeje mes kryesuesit Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila insistoi që t’i lejohet fjala në foltore.

Seanca dështoi pavarësisht se Vetëvendosje e Albin Kurtit me 48 depuetë dhe Nisma e Fatmir Limajt me tre deputetë iu kanë hyrë negociatave për të gjetur një marrëveshje që do të mund t’i jepte vendit institucionet e munguara që afër pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)