
Policia e mbyll rastin pasi disa të rinj përdhosën flamurin kombëtar

Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar në Suharekë, duke thënë se kanë intervistuar dy të miturit në prani të prindërve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se të miturit kanë pranuar veprimin dhe kanë thënë se janë penduar.
“Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuar nga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, tha ai.
Bytyqi shtoi se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes.
“Rasti është mbyllur me raport njoftues”.
(Kosova Sot Online)