Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur për deputetët

  • A.P /
  • 25 July 2025 - 08:13
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur për deputetët

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ex officio, përmes së cilës ndalohen çdo vendim dhe veprim i deputetëve të Kuvendit lidhur me Seancën Konstituive, pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në Aktgjykimin KO124/25, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Masa hyn në fuqi më 27 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 8 gusht 2025. Ajo është vendosur pa kërkesë nga palët, duke u bazuar në kompetencat që Gjykata ka sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Ky vendim është ndërmarrë ex officio, në kuadër të shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së:

“Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.”

(Kosova Sot Online)