
Aksion anti-drogë në Pejë, kapen rreth 3 kilogram, para e armë zjarri

Aksion anti-drogë në Pejë, kapen rreth 3 kilogram, para “cash” e armë zjarri, arrestohet një i dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë në Pejë nga njësiti anti-drogë e ku është arrestuar një i dyshuar, të cilit i janë gjetur rreth 3 kilogram drogë, armë zjarri e para të gatshme.
“Janë kapur rreth 3 kilogram drogë, armë të zjarrit dhe mjete të tjera, para cash, dhe është arrestuar një person”, ka treguar Nikçi.
Ai ka thënë se sot Prokurori do të kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin e arrestuar.
“Sot do të parashtrohet kërkesa për paraburgim”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)