Deputetët dështojnë për herë të 53-të të konstituojnë Kuvendin

  • A.P /
  • 26 July 2025 - 14:25
Deputetët dështojnë për herë të 53-të të konstituojnë Kuvendin

Edhe pse sot ishte dita e fundit kur deputetët e Kosovës mund të përmbushin obligimin e tyre kushtetues për të konstituuar Kuvendin, por deputetët kanë dështuar për herë të 53-të të konstituojnë parlamentin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish ka hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’ka marrë mbështetje me muaj në vazhdimet e seancës konstituive.

Nga 107 deputetë të pranishëm, votuan për 56, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Edhe në këtë seancë deputetët e partive të tjera shfrytëzuan pak sekondat e lejuara nga kryesuesi i cili ftoi për propozim të anëtarëve të këtij Komisioni për të kundërshtuar këtë formë votimi dhe me kërkesën për t’u kthyer në votim të hapur.

Dehari thërret  ërish seancë të re sonte në ora 22:00.

Nga nesër do të fillojë masa e përkohshme e caktuar nga gjykata që pezullon punën e Kuvendit deri në nxjerrjen e aktgjykimit final.

(Kosova Sot Online)