
Situatë 'dramatike': Çka do të ndodh sonte në orën 22:00 në Kuvendin e Kosovës?

Deputetët kanë dështuar për herë të 53-të të konstituojnë parlamentin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish ka hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’ka marrë mbështetje me muaj në vazhdimet e seancës konstituive.
Nga 107 deputetë të pranishëm, votuan për 56, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Edhe në këtë seancë deputetët e partive të tjera shfrytëzuan pak sekondat e lejuara nga kryesuesi i cili ftoi për propozim të anëtarëve të këtij Komisioni për të kundërshtuar këtë formë votimi dhe me kërkesën për t’u kthyer në votim të hapur.
Dehari thërret sërish seancë të re sonte në ora 22:00 por çka do të ndodh...!
(Kosova Sot Online)