Deputetët edhe në seancën e thirrur për n'ora 22:00 kanë dështuar për herë të 54-të të konstituojnë Kuvendin

  • A.P /
  • 26 July 2025 - 22:40
Deputetët edhe në seancën e thirrur për n'ora 22:00 kanë dështuar për herë të 54-të të konstituojnë Kuvendin

Edhe në seancën e thiruur për sonte e shtunë 26.07 2025 deputetët e Kosovës kanë dështuar për herë të 54-të të konstituojnë Kuvendin e Kosovës duke u tallur me qytetarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish ka hedhur në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’ka marrë mbështetje me muaj në vazhdimet e seancës konstituive.

Zyrtarisht sonte në orën 00:00, hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri me datën 8 gusht.

(Kosova Sot Online)