Kërkohet ndihmë në gjetjen e një fëmijë nga Mushtishti i Suharekës

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 12:38
Kërkohet ndihmë në gjetjen e një fëmijë nga Mushtishti i Suharekës

Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.

Klankosova.tv ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit, Reshat Selimin, i cili thotë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur.

(Kosova Sot Online)