Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në Prishtinë

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 14:05
Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në Prishtinë

Sot rreth orës 12:00 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Menjëherë pas sinjalizimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative të nevojshme.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.”

(Kosova Sot Online)