Fitore Pacolli përballet me qytetarin që e quajti ‘hajdute me dokumenta’

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 15:00
Fitore Pacolli përballet me qytetarin që e quajti ‘hajdute me dokumenta’

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha janë përballur lidhur me akuzat e këtij të fundit për hajni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pacolli ka kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i është përgjigjur duke i thënë se ai është misionar dhe jo mercenar.

“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenary. Mos më ofendo..”, ka thënë Hoxha.

Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.


(Kosova Sot Online)