FSK e përcjell nga KFOR’i shkon për të kërkuar trupin e 33 vjeçarit në Ujman

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 09:27
FSK e përcjell nga KFOR’i shkon për të kërkuar trupin e 33 vjeçarit në Ujman

Kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, kanë hyrë në ditën e tretë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje kanë qenë të angazhuara njësite të Policisë së Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe zhytës profesionistë, të cilët po punojnë pa ndërprerë për lokalizimin e trupit, por deri tani, përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.

Poashtu trupa të KFOR-it  janë në Ujmanit si dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për të ndihmuar në intensifikimin e kërkimeve.

Kurse nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit thanë se po shpresojnë që me ndihmën e Forcës së Sigurisë, ta gjejnë trupin e të riut.

(Kosova Sot Online)