Rrëzohet një avion në këtë vend, raportohet për disa të vdekur

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 08:23
Rrëzohet një avion në këtë vend, raportohet për disa të vdekur

Shtatë persona humbën jetën kur një aeroplan ushtarak u rrëzua teksa fluturonte drejt një komuniteti indigjen në rajonin e Amazonës, tha Ministria e Mbrojtjes e Venezuelës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tre prej personave në bord u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Cessna C-208B u rrëzua 14 kilometra nga aeroporti që i shërben Puerto Ayacucho, në Venezuelën jugore. Midis pasagjerëve ishin anëtarë të fisit indigjen Yanomami.

Qeveria tha se bashkëpiloti dhe gjashtë të tjerë u vranë në aksident. Kapiteni i avionit ishte midis të mbijetuarve.

(Kosova Sot Online)