Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një person

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 16:00
Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një person

Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një 45 vjeçar të dënuar me 5 vjet burgim për “Dhunim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot,  arriti të arrestoj personin e kërkuar; · Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale “Dhunimi”.”

Ai pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)