Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 09:54
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një burrë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjeku kujdestar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES-Dragash,  31.07.2025, 03:08 Është raportuar se është dërguar në QKMF në Dragash pa shenja jete viktima mashkull kosovar dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.


(Kosova Sot Online)