Flet qytetari që u arrestua pasi e quajti 'hajne' Fitore Pacollin: E hangra një ditë burg për të

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 10:25
Flet qytetari që u arrestua pasi e quajti 'hajne' Fitore Pacollin: E hangra një ditë burg për të

Hazir Hoxha, qytetari që u arrestua pasi e telefonoi deputeten e VV-së Fitore Pacolli, pas raportimeve se burri i saj kishte marrë 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës për OJQ-në e themeluar nga ai, është deklaruar në medie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me arrestimin ai tha:

“Më çuan në paraburgim, e hangra një ditë sherri i saj. Në vend se me marrë prokuroria atë për keqpërdorim të detyrës zyrtare…”, u shpreh qytetari.

(Kosova Sot Online)