Mërgimtari ankohet pas ndalimit nga Policia: Unë jam evropian, s’jam tu u ndi i sigurt në Kosovë!

  • A.P /
  • 02 August 2025 - 17:20
Mërgimtari ankohet pas ndalimit nga Policia: Unë jam evropian, s’jam tu u ndi i sigurt në Kosovë!

Një mërgimtar ka reaguar ashpër pasi u ndalua nga Policia e Kosovës, duke shprehur pakënaqësi për sigurinë personale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një video që po qarkullon në rrjet, ai dëgjohet duke thënë ndër të tjera:

“Unë jam evropian, s’jam tu ni i sigurt n’Kosovë. E mbytën një, tash mbytëm edhe mu se ja keni nis, rend po mytni...”

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur shqetësimet për sjelljen e policisë dhe rastet e dhunës janë kthyer në temë diskutimi në opinionin publik.

Rasti i fundit i Agon Zejnullahut i ka tronditur të gjithë.

Nuk dihet ende arsyeja e saktë e ndalimit, por rasti ka ngjallur reagime në rrjete sociale, sidomos nga diaspora.


(Kosova Sot Online)