
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë

Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e bëri të ditur këtë në një postim në Telegram, shkruan Ansa.
“Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky.
“Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)