Izraeli shtyn mbledhjen e kabinetit për marrjen në kontroll të Gazës

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 13:56
Izraeli shtyn mbledhjen e kabinetit për marrjen në kontroll të Gazës

Kabineti izraelit ka shtyrë mbledhjen e planifikuar për të martën, e cila pritej të trajtonte çështjen e marrjes nën kontroll të Gazës. Në vend të saj, do të zhvillohet një konsultim i kufizuar për sigurinë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë, për të analizuar zhvillimet më të fundit në rajon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky ndryshim vjen në një kohë tensionesh të shtuara dhe shqetësimesh të vazhdueshme për sigurinë. Zyrtarët izraelitë po e ndjekin nga afër situatën në terren, ndërsa po shqyrtojnë hapat e mëtejshëm në përgjigje të zhvillimeve të fundit.

Kujtojmë se, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën, 4 gusht, vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë edhe operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengjet.


(Kosova Sot Online)