
SHBA kritikon vendimin për arrestin shtëpiak ndaj ish-presidentit brazilian

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi të hënën vendimin e një gjyqtari të Gjykatës Federale Supreme Braziliane (STF) për të vënë ish-presidentin Jair Bolsonaro në arrest shtëpiak si pjesë e gjyqit të tij për komplot për të organizuar një grusht shteti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Gjyqtari (red. i STF-së Alexandre G.) Morais, i cili është nën sanksione të SHBA-së për abuzime me të drejtat e njeriut, vazhdon të përdorë institucionet braziliane për të heshtur opozitën dhe për të kërcënuar demokracinë”, tha në një deklaratë Byroja e Çështjeve të Hemisferës Perëndimore e Departamentit të Shtetit.
“Vendosja e kufizimeve edhe më të mëdha mbi aftësinë e Jair Bolsonaros për t’u mbrojtur publikisht nuk ofron një shërbim publik. Lëreni Bolsonaron të flasë!” shtoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në vendimin e Gjykatës Supreme të dhënë dje, gjyqtarja Morais përmendi “shkelje të përsëritura të masave” të vendosura ndaj ish-kreut të shtetit populist të ekstremit të djathtë në lidhje me përdorimin e mediave sociale nga ana e tij.
(Kosova Sot Online)