Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 11:40
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë tri automjete. Dy nga to kanë qenë vetura, dhe automjeti tjetër kamion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku është shtuar se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

‘‘Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

 Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  tri automjete(1 kamion dy vetura).

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, është thënë nga Policia.

(Kosova Sot Online)