
Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 8 persona

Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Mjedisit të Ganës janë midis tetë personave të vrarë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin jugor Ashanti të mërkurën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed ishin midis pesë pasagjerëve në bordin e helikopterit, si dhe tre anëtarë të ekuipazhit
Viktimat e tjera janë identifikuar si Alhaji Muniru Mohammed, zëvendëskoordinatori i sigurisë kombëtare në detyrë; Samuel Sarpong, nënkryetari i partisë politike të Kongresit Demokratik Kombëtar; Samuel Aboagye, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i agjencisë së ndihmës në fatkeqësi të Ganës; komandanti i skuadriljes Peter Bafemi Anala, oficeri fluturues Manaen Twum Ampadu dhe rreshteri Ernest Addo Mensah.
(Kosova Sot Online)