Bajrami: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën

  • A.P /
  • 08 August 2025 - 13:45
Bajrami: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë kushtetutën.

Gjykata konstatoi shkelje të Kushtetutës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.

Reaigmi i Bajramit:

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

 Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën.

 I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

 Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

 Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

S#’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të Ligjit.


(Kosova Sot Online)