
Vajza nga Kosova denoncon babain e saj pasi e rrahu brutalisht: Më ra në kokë me çekan

Një vajzë nga një fshat i Vushtrrisë ka denoncuar publikisht babanë e saj për ushtrim dhune fizike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
S.T pretendon se babai i saj e ka goditur atë me një çekan në kokë.
Në një postim të sajin në rrjetet sociale, ajo shprehet se kjo është hera e parë që dikush ushtron dhunë fizike ndaj saj dhe e cilëson babanë e saj si “kafshë”.
“Në këtë gjendje më solli një kafshë, babai im, me mjet të ftohtë çekan më ra në kokë. Për herë të parë dikush në jetën time që ka ushtruar dhunë fizike në trupin tim”, shkruan S.T. në postimin e saj.
Ajo ka shpërndarë gjithashtu fotografi që tregojnë kokën e saj të mbështjellë me fasha pas sulmit. Sipas gruas, bashkëfshatarët e saj dhe Policia, përfshirë Emergjencën, kanë ofruar ndihmë, ndërkohë që ajo shprehet se ndjehet e rrezikuar nëse babai lirohet.
“Po të lirohet ai, unë jam e vdekur”, shton ajo në postim, duke kërkuar gjithashtu ndihmë financiare për të siguruar një strehim të sigurt për disa muaj, larg prindit të saj.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ne ket gjendje me solli nje kafsh Baba im me mjet ftoht qekan me ra ne kok per her par dikush jeten time qe ka ushtru dhun fizike trupin tim
Me.kan ofru ndihm.bashfshataret Pantines
Polocia Emrgjenca kerkoj denim maksimal
Po ashtu kerkoj ndihm.fincjare me dal nga ky vend po te lirohet aj.jam vdekur
Un luft skam petjetu po tmerrin dhunen kemi pas nga ky ish polic kohen jogusllavis
Kerkoj nga organrt drejtsis marin. Masa ndeshkuse
Kush ka meshir mos mem lan ket ven te jetoj me ndihmoni pakten disa muaj te dal nje banes
Nr 048200639
(Kosova Sot Online)