Kurti takohet me drejtorin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 11 August 2025 - 13:53
Kurti takohet me drejtorin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Gjithashtu, Kurti ka shprehur shqetësim për rreziqet dhe vështirësitë e fushatave dezinformuese dhe lajmet e rreme, krijimin e narrativave të dëmshme për shoqëritë dhe institucionet demokratike.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel bashkë me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, në një darkë të shtruar nga ambasadori në rezidencën e tij.

Diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve të huaja, situatën në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe integrimet evropiane, si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik.

Kryeministri veçoi performancën ekonomike pozitive të vendit në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultatet e politikave të punësimit dhe mbarëvajtjen e punës së institucioneve qeveritare dhe të shtetit, përfshirë të drejtat e pakicave dhe mirëqenien e tyre. Ndër të tjera, ai shprehu shqetësimin e tij për rreziqet që paraqesin dhe vështirësitë që shkaktojnë fushatat dezinformuese dhe lajmet e rrejshme në shtrembërimin e të vërtetave dhe krijimin e narrativave të dëmshme për shoqëritë dhe institucionet demokratike.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Reiffenstuel për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)