Policia në kërkim të ‘hakerit’ Driton Sokoli i cili dyshohet për mashtrim

  • A.P /
  • 12 August 2025 - 14:05
Policia në kërkim të ‘hakerit’ Driton Sokoli i cili dyshohet për mashtrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka lëshuar një apel për ndihmë nga qytetarët dhe mediat për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është:

    Emri: Driton

    Mbiemri: Sokoli

    Emri i babait: Salih

    Datëlindja: 25.03.1979

    Vendi i lindjes dhe komuna: Vushtrri

Veprat penale për të cilat dyshohet:

    Mashtrim (Neni 323)

    Hyrje e paautorizuar kompjuterike (Neni 277/D)

    Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve (Neni 277/H)

Policia e Kosovës i bën thirrje çdo qytetari që ka informacion mbi vendndodhjen e personit në fjalë që të kontaktojë menjëherë autoritetet përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

    Stacioni më i afërt policor

    Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”

    Emaili: [email protected]

    Numrat kujdestarë:

        038 504 50 47 299

        038 504 50 47 201

Policia siguron se të gjitha të dhënat e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.


(Kosova Sot Online)